Berisha: Al Kapone i Shqipërisë është kryeministri, ai u jep urdhrat kriminelëve

0
181

Një ditë pas deklaratave të forta të Ambasadorit Amerikanë në Tiranë, Donald Lu, se situata është e rëndë pasi kriminelet kanë lidhje me personat me influencë, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka treguar se kush është Al Capone shqiptar.

Ai tha se Edi Rama është ai që jep urdhrat për kriminelët. “Al Capone këtu është kryeministër, përdor fuqinë e ekzekutivit”, deklaroi Berisha. Fjalën e tij, ish kryeministri e nisi me situatën ku ndodhen maturantët.

Sipas tij, qëllimisht është bërë një skemë që t’i orientojë studentët drejt universiteteve private. “Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm. Mijëra gjimnazistë shqiptarë, përfshi edhe atë që u shpall e dyta më e mirë në maturat e Shqipërisë kanë mbetur jashtë universiteteve. Juve u kujtohet se si Edi Rama nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin privat se do ta mbyll dhe do ta kyç. Unë isha nxitës i arsimit privat”, deklaroi Berisha.