Berisha: Sot nxënësi i 10-ës mbetet bosh, 2 % e maturantëve në Fier u ka dalë e drejta e studimit

0
255
SEANCE PARLAMENTARE - Ish kryeministri Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Former Prime Minister Sali Berisha, Prime Minister Edi Rama and Minister of Education Lindita Nikolla, during a parliamentary session.

-Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë sot në seancën plenare duke i akuzuar se “zunë në pritë të rinjtë shqiptarë”. Berisha u ndal tek cështja e maturantëve që protestojnë për Shkollën e Lartë, ku shumë prej tyre nuk kanë fituar asnjë degë, pavarësisht rezultatit të lartë në mesatare. Berisha tha se, kjo që po ndodh aktualisht, nuk ka të krahasuar as me diktaturën. “Unë mbarova klasën e 7 në Tropojë dhe më doli bursa për Bashkimin Sovjektik, diktaturë ishte dhe të drejtën time e mora. Edhe në Tiranë erdha. Diktaturë ishte, por jo si sot. Këta vijnë sot në Tiranë dhe nuk marrin asgjë. Sot zgjedh ai i Superfresh me 10 preferenca, ai i paska fituar të dhjeta preferencat. Shkoni në juridik shikoni, janë përjashtuar ata që janë me 9.7 dhe janë pranuar ata që kanë 7.9. se ky është mekanizmi që keni futur, se kriteret u bënë poshtërsisht, pasi kishin bërë zgjedhjet maturantët, iu dhanë efekt prapaveprues kritereve.

E çfarë ju thotë Edi Rama? U thotë shkoni të privati ju me 9 e 10, se nuk keni ku të shkoni tjetër”. Berisha nga ana tjetër pohoi se ai ka qenë mbështetës i Universitetit privat, por theksoi se ndryshe nga Rama, ai nuk vrau shpresën e të rinjve. “U keni zënë pritë të rinjve, u vratë ëndrrën”. Ish-kryeministri kërkoi që të anulohet ky proces i pranimit në Universitete dhe të rishikohet sistemi. Berisha foli edhe për raportin e sotëm të publikuar nga TIA për korrupsionin në Shqipëri. Berisha tha se TIA është e korruptuar nga Sorosi. “Mirë këtë vit mund të mbrojë TIA dhe Sorosi që e korrupton TIA-n por korrupsioni në sistemin arsimor është forma më e egër e korrupsionit dhe ju do t’ia dëgjoni shumë shpejt gjëmën. Dëgjoni ju maturantë: Ju jeni njerëz të tradhtuar. Edhe ata që organizonin protesta me flamurin e marksizëm-leninizmit dhe nga ata pedagogë që ju dhanë tendera, ju duhet të luftoni, për veten dhe për të ardhmen e këtij vendit. Ne do ju mbështesim fuqimisht. Kjo që kanë bërë është një akt madhor, shkatërrim i sistemin universitar. Më thotë një maturante: Fitova të drejtën në Athinë dhe më mohuan të drejtën në Tiranë. Zonjë (Nikollës), njeri më i keqpërdorur në historinë e këtij se sa ju nuk është ulur aty. Mirë është që të konsiderosh procesin nga e para. Vetëm 2% e maturantëve të Fierit dhe flet për shanse të barabarta. Unë mora Fierin, mos u mashtroni! Janë gjithsej edhe 300 vende për t’u hapur. Gënjejnë këta”, tha Berisha. Duke folur për marrëdhëniet e tij me arsimin e lartë gjatë kohës që ishte kryeministër, Berisha tha se mosmarrëveshja e vetme ishte ngritja e pragut. “Diskordanca ime me sektorin privat ishte vetëm një, sepse nuk pranoj të ngre pragun siç doni ju. Do i jap të drejtë çdo shqiptari të mësyjë në shkollat publike me një mesatare 6 e sipër. Sulm i tmerrshëm në fushatë ndaj meje. ‘I ke dhënë të drejtë doktorate sektorit privat’. Ishte e vërtetë se e kishin 2-3 universitete por kur erdhi në pushtet zotëria bllokoi çdo doktoratë në sektorin publik. Shkoni pyesni ku të doni. 8 mln euro ka dërguar në një universitet privat”, shtoi Berisha. Ish-kryeministri Berisha vijoi akuzat ndaj qeverisë për arsimin. Sipas tij, doktoraturat janë bërë monopol i privatit, sepse gjysmën e parave, sipas tij, i merr ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. “Ky i keni doktoratat? I ka privati, sepse ai që shkon paguan 8 mijë euro, 4 mijë i merr ndrikulla. Largoni tentakulat mafize nga kjo qeveri, për çdo akt të sotëm do bëheni përgjegjës”. Më tej, Berisha kërkoi ngritjen e një komisioni urgjent parlamentar, të ndaloni këtë praktikë antinjerëzore të pranimeve në universitete.