Një tjetër maturante me mesatare shumë të lartë ka folur në një lidhje direkte në media për problemin e maturantëve në vend.
Vajza, e cila ka fituar në të gjitha degët që ka aplikuar, ka pranuar problemin. Sipas saj, maturantët ishin shumë të paqartë dhe nuk kishte informacion të saktë.
“Ka pasur raste kur kërkoheshin lëndë që nuk i kishim bërë fare në 3 vite, p.sh. “Mjekësia”. Për këtë arsye ne u shqetësuam shumë. Pas 2-3 muajsh doli që këto 2 lëndë, filozofi-ekonomi, nuk do ishin. Nuk ishte shumë e qartë çfarë do të bëhej. Problem ishte dhe koefiçienti, që na thanë se nuk do zinte vend askund. Ishte e padrejtë me këto kriteret”, ka thënë maturantja.