Listat paraprake e fituesve por dhe në tërësi procesi i i përzgjedhjes në universitete ka sjellë konfuzion dhe pakënaqësi tek një pjesë e maturantëve të cilët nuk kanë rezultuar fitues. Por cili është hapi që duhet të ndjek kjo kategori? Ligjërisht ata duhet t’i drejtohen komisioneve pranë fakulteteve ku kanë aplikuar për të ballafaquar pretendimet tyre me formulën e llogaritjes së notës dhe pikëve. Edhe sot kanë afat maturantët që të paraqiten në sekretaritë e universiteteve për të bërë animimet e tyre. Kanë qenë të shumtë maturantët ku ankimuar në lidhje me ankesta e tyre nëpër sekretaritë e universiteteve ku dhe ata janë ankuar. Rajs Kastrati një maturant me mesatare 9.24 nuk ka arritur të dal fitues në programet e fakultetit ekonomik. Shefja e deparatmentit të statistikës dhe informatikës së zbatuar Kozeta Sevani në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë shpjegoi formulën se si është bërë përllogaritja e pikëve. Si fillim ajo tha se rezultatet janë larg pritshmërie. “Rezultatet janë pak larg pritshmërie për t’u futur në Fakultetin e Ekonomisë por kjo nuk e mbyll të drejtën tuaj. Në raundin e dytë apliko në degët që ke aplikuar”. “ Do t’ju tregoj mesataren që ju ka ardhur juve nga AKP-ja që është nota mesatare sipas VKM-së, mesatarja e tre viteve të shkollës së mesme plus mesataren e maturës shtetërore, të reja këto përbëjnë mesataren e përgjithshme” tha Kozeta Sevani . Pavarësisht se shqetësimet janë të mëdha në numër nga ana e maturantëve, Znj. Sevani tha se numri i ankimimeve arrin në 40 në ditë. Por jo vetëm në Fakultetin e Ekonomisë por dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe atë të Histori- Filozofisë ka pasur një numër mjaft të lartë të maturantëve të cilët bënin ankesat e tyre. Kjo situatë e krijuar sipas maturantëve ka bërë që të mos marrin dhe përgjigje në kohë nga sekretaritë pasi fluksi i maturantëve ishte tepër i lartë. Kjo është një situatë e cila kë lënë shumë maturantë pa u ankimuar por edh të shumë stresuar për shkak se nuk kanë mundur që të jenë fitues.