Mbyllet Konferenca e Ombudsmanëve, ja deklaratat që u bënë

0
252

U përmbyll sot në Tiranë konferenca dy ditore e nivelit të lartë “Sfidat e institucioneve të Ombudsmanit përballë flukseve të përziera migratore”.

Aktiviteti u përmbyll me një deklaratë të përbashkët, ku Ombudsmanëve zotohen të monitorojnë dhe ushtrojnë presion pozitiv ndaj shteteve tranzitore dhe pritëse të flukseve migratore për respektimin e trë drejtave të tyre.

“Shtetet kanë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. Kushte për institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut. Të zbatohen detyrimet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut. Të zbatohen detyrimet për kërkimin e azilit dhe gëzimin e kësaj të drejte. Të kenë kushte të përshtatshme për pritjen e migrantëve dhe refugjatëve” thuhet në deklaratë.