Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuat për integrimin e Shqipërisë as në konferencën e përbashkët me zvendëspresidenten e BE-së, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim, Johanes Hahn.
Kreu i qeverisë shqiptare e nisi në shqip fjalën e tij në konferencë, por kur po priste ta përkthenin me sa duket mori refuzim.
Përkthyesja i thotë se do ishte më mirë të fliste anglisht, ndërsa duke buzëqeshur, kryeministri ia kthen: Me thanë që mund të flisja shqip, po kjo tregon që nuk jeni ende gati të na pranoni.
Pas kësaj kreu i qeverisë shqiptare vijoi fjalimin në anglisht, duke e vënë theksin tek marrja e rekomandimit për anëtarësim në BE.