Shukri Xhelili kërkon të dalë nga burgu, thotë se ka probleme me zemrën

0
255

E njëjta alibi që u përdor nga Shpëtim Gjika disa vite më parë, po përdoret edhe nga Shukri Xhelili për të lënë qelinë e burgut. Ish kryetari i bashkisë së Dibrës thotë se vuan nga zemra dhe për këtë kërkon të lirohet nga burgu, ku po gjykohet për ngacmimet seksuale ndaj vartëses së tij në këmbim të vendit të punës.

Gjykata e Krimeve të Rënda iu ka kërkuar dy ekspertëve kardiologë që të nxjerrin një raport përfundimtar për gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Ai ndodhet në dhomat e paraburgimit prej tre muajsh, për akuzën e shpërdorimit të detyrës të funksionarëve të lartë publikë. Ditën e djeshme dy mjekët kardiologë pasi bënë betimin para gjykatës, pritet që të nisin ekzaminimet për të përcaktuar nëse Xhelili vuan ose jo nga probleme kardiake dhe nëse po, a i rrezikohet jeta nëse qëndron në dhomat e paraburgimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency