Gjendet e djegur në malet e Kurbinit makina e ekzekutorëve të Saimir Jakut

0
225

Policia ka gjetur sot të djegur në malet e Kurbinit, makinën e ekzekutorëve të Saimir Jakut në Rrëshen, një drejtuesi të OSHEE.

Në kuadrin e hetimit, mësohet se 20 persona janë marrë në pyetje dhe janë shoqëruar për ngjarjen.

Saimir Jaku u ekzekutua dje në mëngjes në një lokal në Rrëshen nga një person i armatosur me maskë, i cili pas vrasjes u largua menjëherë me një makinë BENZ me të cilën kishte ardhur.

Policia e kishte pikasur makinën e krimit orë më vonë dhe e ka ndjekur deri në fshatin Gallatë të Kurbinit ku ka krehur dhe zonën bashkë me FNSH-në.