Një shqiptari i cili punonte në një klub nate, u arrestua nga polica greke për kultivim të kanabis. Policia gjeti një plantacion me rreth 73 bimë lëndë narkotike.
Policia i gjeti 34 vjeçarit edhe një sasi prej 3 kg kanabis. Përfitimi financiar nga shitja e të gjithë lëndës narkotike i sillte shqiptarit 200 mijë euro. operacioni u zhvillua në juglindje të Atikës.
Veprimtaria kriminale organizohej në grup, pasi në të ishin përfshirë edhe shqiptarë të tjerë.
Mediat greke shkruajnë se shqiptarit i janë gjetur edhe disa kavanoza, ku ishin 270 fara kanabis, një peshore elektronike, 11 telefona celularë, 6 radio komunikimi. Parcela me kanabis ishte vendosur prapa shtëpisë.
Lënda narkotike kishte një gjatësi mbi në 2 metra. Dosja hetimore ndaj shqiptarit u dërgua pranë Prokurorit të Athinës.