Në vazhdën e manifestimeve me rastin e shenjtërimit të Nenës Terezë, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në SHBA organizoi një ekspozitë të letërkëmbimit të Nënë Terezës ku morën pjesë numër i konsiderueshëm diplomatesh dhe udhëheqës misionesh diplomatike pranë OKB-së. Duke folur per Nënën Terezë, konsullja e Pergjithshme e Kosovës, Teuta Sahatqia tha se Nëna Terezë u bë urë lidhëse mes popujve pavarësisht nacionalitetit, gjuhës apo përkatësisë fetare, gjithnjë duke kërkuar mirësinë brenda tyre. Për figurën e Nenës Terezë foli edhe Ambasadori i Selisë së Shenjtë pranë OKB, Nunçi Apostolik Bernardito Auza. Duke falënderuar Misionin diplomatik të Kosovës për organizimin, Ambasadori i Vatikanit potencoj thënien e Nenës Terezë qe është identfikim i saj personal: Për nga gjaku jam shqiptare, banore e Indisë, ne shërbim të tërë botës dhe zemra ime i përket Krishtit. Për organizimin e kësaj ekspozite ndjekim një deklaratë të Konsultës së Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqia.