Nëpunësi Civil/ Konkurs për pranimet në TND, procedurat që do të ndjekin kandidatët

0
183

Janë hapur proceduat për pranim të drejtpërdrejtë për Trupat të Nivelit të Lartë Drejtues dhe për kandidatë të tjerë. Do të pranohen dhe  nga jashtë shërbimit civil. Më poshtë janë procedurat që duhet të ndjekin kandidatët që të pranohen drejtpërdrejt nga TND për vitin 2016.  Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 27, pika 5, e 29, pika 1, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikave 2, 3 dhe 4, të kreut V, të vendimit nr. 118, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Përjashtimisht për vitin 2016, procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND është e hapur edhe për kandidatë të tjerë, jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND.
  2. Për vitin 2016, pranimi në TND të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një konkursi kombëtar.
  3. Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është 27 (njëzet e shtatë).
  4. Kriteret minimale të pranimit për këtë procedurë, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil, janë: a) Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “dh”, të nenit 21, të ligjit nr. 152/2013, të ndryshuar; b) Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” ose të barasvlershme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; c) Të kenë, të paktën, 3 vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barasvlershme, në: – institucione të administratës publike; – institucione bankare të nivelit të dytë dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij; – shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohen si biznes i madh dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij; organizata jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 vjet që janë krijuar. Përjashtimisht kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët kanë punuar dhe/ose punojnë në institucione ndërkombëtare brenda vendit, në profesion jashtë vendit, pedagogë në institucione të arsimit të lartë ose avokatë, noterë apo kontabilistë të miratuar, brenda ose jashtë vendit, duhet të kenë, të paktën, 5 vjet përvojë pune, përkatësisht në këto institucione ose në profesion. ç) Të mos kenë procese gjyqësore civile, penale, administrative, të cilat janë në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.