20 notarë të huaj kalojnë me not ngushticën Sarandë-Korfuz
Notarë amatorë nga Britania dhe Franca, dje kaluan me not ngushticen e Korfuzit, si pjesë e një aktiviteti ndërkombëtar të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare tha nëpërmjet një statusi në FB: “Nje gare per nje kauze qe vlen shume. te gjithe keta te rinj qe notuan dje nga brigjet shqiptare drejt Korfuzit arriten te mbledhin nje shume te konsiderueshme qe do te shkoje ne dobi te nje shkolle per femijeve me probleme”.
Më herët ai tha se “ky aktivitet modest kërkon të krijoje një event ndërkombetae për promovimin e turizmin në Shqipëri edhe me ide te tilla të sporteve të aventures”
Kjo ishte hera e parë që një numër kaq i madh notarësh bëjnë përpjekje për të notuar nga brigjet shqiptare drejt atyre të Korfuzit.