Për të shkolluar 250 fëmijë të komunitetit rom, egjiptian edhe atyre të familjeve në nevojë, drejtuesit e shkollës “Shenjta Mari”, në qytetin e Lezhës duhet t’ia dalin të vetëm.
Drejtuesi i saj, Luciano Levri, thotë se prej një viti Drejtoria e Arsimit i ka hequr të vetmen mësuese që edukonte këta fëmijë në ciklin fillor.
“Prej vitesh Drejtoria e Arsimit na kishte dërguar një mësuese që jepte mësim në shkollën tonë, por fatkeqësisht prej një viti e ka larguar. Kështu që ne punojmë me dhjetëra fëmijë pa ndihmën e asnjë institucioni. Kemi ftuar edhe Policinë e Shtetit që të jetë e pranishme në këtë shkollë, por edhe ky institucion fatkeqësisht nuk gjen kohë, dhe kjo është për të ardhur keq.”
Prej vitesh misioni i kësaj qendre arsimore është largimi nga rruga kryesisht i fëmijëve rom, egjiptian dhe shkollimi i tyre, duke u mundësuar atyre pa pagesë gjithë bazën materiale.Klan