Mirror/ Mafia shqiptare po terrorizon turistët në Greqi, ka kontroll të plotë në lokalet e natës

0
287

Mafia shqiptare qëndron pas trafikimit të alkoolit të paligjshëm që ka vënë në rrezik jetën e disa të rinjve britanikë që nodheshin me pushime në Greqi, shkruan prestigjozja britanike “Mirror”.
hannah-powell-1
Si shembull pët të vërtetuar, rrezikun  e të rinjve britanik, gazeta ka marrë atë të 20-vjeçares Hannah Powell, e cila humbi shikimin pas një nate duke pirë me miqtë e saj në ishullin Zante.
laganas-zante
Shkrimi bazohet në investigimin e “Sunday People” që ka zbuluar se grupet kriminale shqiptare rrezikojnë jetën e shumë personave pasi trafikojnë alkool me përmbajtje metanoli.

Sipas britanikes, grupet kriminale importojnë shishe me çmim të lirë nga Bullgaria dhe e shesin atë në lokalet greke.

athansios-chronpoulos
Kamarierët që servirin pijet nuk janë në dijeni të përmbajtjes së pijeve, ndërkohë që rezulton se spitalet e ishullit grek këtë verë numëronin një numër të madh turistësh të helmuar me alkool.

Sipas banorëve të zonës e rëndësishme është se ku ofrohet alkooli më i lirë. Shqiptarët nëprëmjet këtyre marifeteve kanë arritur të konkurrojnë çdo lokal tjetër duke shitur pije me çmim dyfish apo trefish më të ulët.

close-up-of-drinks-on-bar-counter-at-nightclub
Metanoli është një substancë tepër e dëmshme i cili nëse konsumohet deri në 4 mililitër mund të çojë në humbje të përhershme të shikimit.

Punonjësit e bareve shprehen se për shkak të krizës financiare në Greqi mafia shqiptare ka nën kontroll pjesën më të madhe të ishullit.

hannah-powell