Një shqiptar është arrestuar nga policia pasi ka goditur për vdekje me thikë një italian.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të së premtes në Bresso të Italisë.
Shqiptari i identifikuar si Bujar Mersini, 56 vjeç, ka qëlluar me një thikë kuzhine 46-vjeçarin italian Gennaro Mercadante, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Sipas mediave italiane shkak për këtë vrasje është bërë një 31 vjeçare romune, e cila ka patur lidhje me shqiptarin deri vitin e shkuar, e më pas ajo ishte ndarë për t’u lidhur me 46-vjeçarin italian.
Shqiptari është gjetur nga policia jo shumë larg vendit të ngjarjes. Ai nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit, si dhe ka pranuar krimin.