Universitetet, Nikolla: Ka më shumë vende studimi se maturantë aplikues

0
235

Ndonëse pati mjaft ankesa publikisht, zyrtarisht numri i maturantëve që kanë bërë ankimimi për renditjen e fituesve në universitete është i papërfillshëm. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi sot se, “kemi vetëm 287 ankimime në 475 mijë aplikime. E thënë ndryshe, vetëm një në 1.655 aplikime ka ankimua”.

Pavarësisht se shumë studente të kapur nga ankthi nisën të protestonin për skemën e përdorur për pranimet në universitete pasi shumë prej tyre nuk rezultonin fitues, Nikolla thotë se ka më shumë vende vakante se aplikues. “Institucionet e arsimit të lartë kanë shpallur 24.915 vende studimi. Kjo shifër i referohet universiteteve publike në vend. Ndërkohë që aplikantë për universitetet publike të fazës së parë janë gjithsej 22 mijë”, deklaroi ministrja.