Burri nxjerr gruan në shitje në eBay: Jo e re, por ka ende mijëra kilometra për të dhënë

0
180

Një ofertë e çuditshme ka dalë në eBay këto ditë. Të mërkurën në darkë, 33-vjeçari Simon O’Kane, baba i dy fëmijëve vendosi të postojë një ofertë në faqen e eBay, për të shitur gruan e tij. Arsyeja pse e ka bërë këtë ishte sepse ajo nuk ia kishte varur kur ai ishte ankuar pasi kishte ardhur nga puna, dhe nuk ndihej mirë.

JOKER LISTS UNSYMPATHETIC WIFE WITH DECENT BODYWORK AND SKILLS IN THE KITCHEN ON EBAY

33-vjeçari ishte habitur kur ofertat arritën deri në 65.880 paund brenda dy ditësh, edhe pse ajo ‘donte ta vriste “, kur zbuloi ditën tjetër se kishte “dalë për shitje”.

“Shes një grua! Jo e re, e përdorur, por ka ende mijëra kilometra për të dhënë. Arsyeja e shitjes: kam mbaruar punë me të dhe mendoj se dikush tjetër atje jashtë e meriton më shumë se mua (Zot, të lutem, bëj që të jetë dikush).

Pikat e forta:

Trup i mirë dhe ka disa aftësi në kuzhinë.

Pikat e dobëta:

Bën një zhurmë që nuk ndalohet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.

Si përfundim, jo një model i keq. Priten oferta ose shkëmbime me modele të reja. Pasi e keni blerë, nuk mund ta ktheni më… KURRË!”

383C850500000578-3785011-image-a-32_1473670055989