Dibra mbajti gjatë ditës së djeshme zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë. Numërimi i rreth 34 mijë votave nisi pak pas mesnate, ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne rezultojnë të jenë numëruar 44 qendra votimi nga 118 që janë gjithsej.
Procesi i numërimit është ndërprerë gjat orëve të para të mëngjesit (04:45), për të rinisur sërish rreh orës 10:00 të ditës së sotme.
Deri më tani, në avantazh është kandidati i majtë Muharrem Rama, i cili nga 44 kuti të numëruara rezulton të ketë marrë 7373 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu, ka marrë 5817 vota. (Rama kryeson me 1 516 vota më shumë se Shehu). E përkthyer në përqindje, deri tani Muharrem Rama ka marrë 55.90%, kundrejt 44.10 të rivalit demokrat Sherefedin Shehu.
Deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, nuk janë shënuar incidente në numërimin e kutive, ndërsa policia ka rrethuar qendrën e numërimit. Sipas parashikimeve nga drejtuesit e KZAZ numërimi pritet që të përfundojë deri në mesditën e kësaj të hëne.
Pjesëmarrja në votime ishte 60%. Ndërsa kampet politike të të dyja forcave pas mbylljes së procesit të votimit u shprehën entuziaste për fitoren e kandidatit të tyre.
Zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë u mbajtën pas shkarkimit të Shukri Xhelilit I cili u përfshi në një skandal seksual.