Dy persona kanë dhunuar rojen e një parkingu të automjeteve të një firme dhe më pas kanë kryer vjedhjen.
Policia e Elbasanit informon për arrestimin e njërit dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij.
Policia informon: “Arrestimi i Aleksandër Muça, 31 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në afërsi të fshatit Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojen e automjeteve të një firme, shtetasin M. C, 56 vjeç, banues në Gramsh
Shtetasit dyshohet të kenë vjedhur dy bateri në një kamion të firmës dhe më pas janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa DK 299 KY, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për vepren penale ” Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.