Xhelozia për rumunen e çoi drejt vrasjes. Bëhet fjalë për shqiptarin Bujar Mersini, 56 vjeç i cili është arrestuar në Bresso, fshat në periferi të Milanos, në Itali. Sipas mediave italiane ai goditi me thikë në zemër 46-vjeçarin, Gennaro Mercadante.
Në foto Bujar Mersini
Gjithçka ndodhi në një sallë lojërash fati. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari deri para një viti kishte një lidhje me një rumune 31-vjeçare, me të cilën ai kishte edhe dy djem të moshës 5 dhe 13 vjeç. Gruaja më pas e kishte lënë për Gennaro Mercadante.
Në foto: Gennaro Mercadante
Sipas policisë Bujar Mersini e goditi italianin me një thikë 20 cm të gjatë dhe më pas u largua. Po arratisja e tij nuk zgjati shumë pasi u arrestua nga policia. Edhe vetë ai e ka pranuar krimin.