Itali/ Tragjedi në familjen shqiptare, fëmija 1-vjeç bie në tenxheren me ujë të nxehtë

0
174

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një familje emigrantësh shqiptarë që jetonin në Firence, Itali. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa fëmija 1 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Firences.

Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Siç ka treguar babai i fëmijës, një shqiptar 40 vjeç punëtor në bujqësi, fëmija i lindur në 23 korrik 2015, kishte hyrë në kuzhinën ku po gatuhej dreka dhe kishte rënë në një prej tenxhereve që ishin duke zier.

Pasi në vendin e ngjarjes kishte mbërritur ambulanca, për shkak të gjendjes së rëndë ata kanë kërkuar ndërhyrjen e helikopterit që e ka transportuar më pas fëmijën në spitalin pediatrik të Firences.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency