Leku zhvlerësohet ndaj Euros dhe Dollarit

0
318

Në tregun e këmbimit valutor Leku po vijon të zhvleresohet ndaj dy monedhave kryesore euro e dollar, ndërsa ka forcuar pozitat në këmbim me valutat e tjera.

Në pikat e këmbimit valutor këtë fillimjave, një euro iu afrua nivelit 138 leke, ndërsa dollari kaloi vleren 122 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të hënën euro këmbehet 137.60 lekë ose 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë dhe dollari 0.09 lek më shume se në fundjavë duke u kuotuar në vleren e 122.12 lekeve

Zhvlerësimi filloi që në fund të muajit gusht, kohë kur shënohet edhe mbarimi i sezonit turistik, kur duket se edhe prurja në euro e dollarë ka qënë më e ulët..

Agjentet e këmbimit valutor thonë se ndikoi turizmi në vlerësimin e përkohshëm të lekut, ndërsa shtatori duket se po e kthen atë në nivelet e pak muajve më parë.

Ekspertët e shpjegojnë se forcimi i monedhës europiane kundrejt lekut shqiptar, ‘rendon” qytetarët që kanë marrë kredi në kete monedhe dhe duhet të paguajnë më shumë interesa. Gjithashtu edhe qeveria dëmtohet pasi paguan më shumë për borxhin e jashtëm.

Forcimi i euros prek edhe xhepat e qytetarëve të thjeshtë sidomos në këtë periudhë ku në tregjet tona mbizotëron mall i importit  si rezultat i mungesës së prodhimit vendas për të cilin ata detyrohen që të paguajnë më shumë.

Të vetmit  që përfitojnë janë eksportuersit pasi e blejnë mallin me lekë dhe e shesin me euro.