Rekord eksportesh në Fier, harta zgjerohet në vende të tjera të BE

0
228

Drejtoria e Bujqësisë në Fier deklaron rritje të ndjeshme të eksporteve të produkteve të serës. Sipas të dhënave zyrtare vetem për tremujorin e verës, eksportet e prodhimeve bujqësore, fruta e perime është rritur me 60%.

Rriten me 60% eksportet e produkteve bujqesore Fier vetëm për 3 mujorin Qershor, Korrik, Gusht. Ndërsa sasia në total e eksporteve për 8 mujorin e këtij viti shkon ne 64,7 mijë ton fruta dhe perime ose 116% më shumë sa i gjithë eksporti i vitit të kaluar.

Eksperti në drejtorinë rajonale të buqësisë në Fier Muhamet Baboci tha se produktet kanë peshën më të madhe të eksportit janë perimet dhe luleshtrydhet,

Këtë vit harta e vendeve eksportuese është zgjerua dhe me vende të BE si Franca, Danimarka deri në Norvegji.

Muhamet Baboci,Ekspert në Drejtorinë e Bujqësisë: Është rritur eksporti nga këto ekzofrutat, sidomos luleshtrydhe dhe manafera rreth 770 ton

Sipas ekspertëve të bujqësisë, rritja e eksporteve në Fier, shpjegohet dhe me rritjen e prodhimit pas shtimit të sipërfaqeve me sera në rrethin që shkon deri në 136 hektarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency