Në Vlorë asnjë student nuk ka ankimuar rezultatet në universitete. Mesatarja e pranimit për aplikim në universitetin Ismail Qemali është 6, dhe rektori Roland Zisi ka pohuar se sistemi i vlerësimit ka qenë korrekt dhe nuk ka pasur ankimime nga 2 mijë maturantët, ndërkohë që regjistrimi nis nesër më 13 shtator.
Ndërsa në Tiranë, maturantët protestojnë prej ditësh pasi nuk janë përzgjedhur në mesin e fituesve në universitete, në Vlorë, mesatarja e pranimit është nota 6 dhe nuk ka pasur pakënaqësi ndër konkuruesit. Rektori i Universitetit Ismail Qemali, thotë për Ora News se mesatarja e ulët, është një mundësi më e madhe për të rinjtë që të fitojnë në degën e preferuar.
Roland Zisi: Deri tani nuk kemi ankimim nga asnje maturant që atij të mos i jetë shërbyer nga pikëpamja e llogaritjes së mesatares. Mesatarja ketu eshte kryer ne menyre korrekte. Ne i jemi bashkuar mesatares 6.
2 mijë janë kuotat e pranimeve të reja në universitetin e Vlorës, ndërsa regjistrimi do të vijojë me dy raunde dhe starton të martën e 13 shtatorit.