Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij, numri një i myslimanëve thekson se “kjo është një festë që i përket gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore”. “Të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pareshtur për mbarë njerëzimin; të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke”, vazhdon më tej urimi.
Programi i Kurban Bajramit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Kurban Bajramit, sot me 12 shtator 2016, do të falet në orën 07:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish -Hotel Dajtit, Tiranë. Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata, përshëndetje.
05:30 – Namazi i Sabahut (Falja)
05:45 – Kuran
06:30 – Hapja
06:35 – Lexim Kurani – Imami i Xhamisë së Selitës , Adnand Merja.
06:40 – Falja e kryetarit të KMSH-së, Skënder Bruçaj.
06:45 – Ligjëratë –Elvis Naçi.
07:00 – Falja e Namazit të Bajramit.
07:10 – Hybeja e Bajramit – Myftiu i Tiranes, Ylli Gurra.
07:20 – Ilahi.