Deklaratë bombë e Edi Ramës: Dal natën dhe udhëtoj në taksi

0
295

Edi Rama, kryeministër, sot në një takim me maturantë të shkëlqyer, duke shpjeguar se si i ndjek zhvillimet politike dhe sociale në vend tha diçka të pazakontë për një kryeministër.

Duke dashur të tregojë se jeton me popullin dhe shqetsimet e tij të përditshme si dhe me synimin që të marrë live mendimin e popullit, e jo të atyre që e rrethojnë, tha se “ Dal natën, fshehur rojeve kryeministrore, dhe hypi në taksi. Eci nëpër Tiranë, kuvendoj me taksistët”. Dhe më pas vazhdoi  se “nëse don të marrësh vesh se çka thuhet në popull duhet të ecësh me taksistë. Ata dëgjojnë dhe thonë gjithçka”. Më pas kryeministri duke ironizuar disa media dhe sidomos portale  shtoi se më përpara kishte çdo taksist një diplomë master ose edhe doktoratura të blera pa shkuar fare në universitet.

Problemi nuk është se pse Kryeministri lëviz në taksi natën, por shtrohet pyetja: Ata punonjës të Gardës që nuk shikojnë se si u ikën Kryeministri natën, pse paguhen? Po sikur, qoftë largu, ti ndodhë gjë kryeministrit, kush e mban përgjegjsinë?

Pas kësaj deklarate të kryeministrit duhet që Komandanti i Gardës të shkarkojë mënjëherë oficerët dhe gardistët që nuk vigjilojnë për jetën e kryeministrit.