Divjakë/ 61-vjeçari aksidentoi me makinë 3 persona, ndodhen jashtë rrezikut për jetën

0
207

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Divjakë, pasi aksidentoi me makinë tre persona.

Koçi D., 61 vjeç, banues në Divjakë, në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë, duke drejtuar mjeti tip “Mercedes Benz”, ka goditur mjetin tip “Fiat”, me drejtues V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Çermë-Proshkë, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar V. P., E. J. dhe A. M., të cilët udhëtonin me mjetin “Fiat”.

E plagosur ka mbetur edhe L. D. që udhëtonte me mjetin “Mercedes Benz” që drejtohej nga i arrestuari 61-vjeçar, të cilët u dërguan në spitalin e Durrësit, jashtë rrezik për jetën.