Sot protesta e tretë e maturantëve para Kryeministrisë për kaosin në universitete

0
213

Maturantët do të protestojnë përsëri para Kryeministrisë sot, për të drejtën e tyre për arsimim. Rreth orës 11;00 shumë prej tyre pritet të jenë përballë godinës qeveritare pas kaosit që është krijuar nga formula e re e llogaritjes së degëve në universitete.

Kjo do jetë protesta e tretë që maturantët do të zhvillojnë. Dy protestat e mëparshme janë zhvilluar përballë kryeministrisë dhe përballë parlamentit. Maturantët kërkojnë që në raundin e dytë të bëhen ndryshime në kriteret e pranimit në universitet. Po ashtu, ata fajësojnë Ministrinë e Arsimit që i publikoi kriteret e pranimit dhe udhëzimet e maturës me vonesë.

“Raundi i dytë i pranimeve në universitet, të jetë sipas sistemit të vjetër, meritë-preferencës. Të mos të dalin fitues në 10 degë, heqja e gruplëndëve me zgjedhje nëpër kriteret e fakulteteve, pasi kjo gjë ka bërë që nxënës me mesatare të lartë, por që nuk i kanë zgjedhur ato lëndë në kurrikulën e lëndëve me zgjedhje, apo nuk janë zhvilluar fare në gjimnazet ku ata kanë kryer shkollën e mesme po dalin në fundin e listave”,janë kërkesat e maturantëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency