Agjencia Evropiane e Hapësirës nis shpalosjen e atllasit me 1 miliard yje në 3D (Foto)

0
236

Nëse hapësira është kufiri final, atëherë kjo do të ndihmojë në ofrimin e një harte të saktë, ndërsa Agjencia Evropiane e Hapësirës ka thënë sot se misioni i saj për të grafikojë më shumë se 1 miliard yje në Rrugën e Qumështit është në rrugën e dukur për t’u kompletuar brenda një viti.

Kjo agjenci ka publikuar sot të dhënat e para të misioni të saj “Gaia”, për të krijuar hartën më të madhe dhe më të saktë tri-dimenzionale të galaktikës sonë, transmeton Express.

Menaxheri i këtij misioni, Fred Jansen, ka thënë në një konferencë për media në Madrid se projekti tashmë veçse i ka mbledhur rreth 500 miliardë matje dhe se ai është tejet i lumtur me saktësinë e të dhënave.

Ky projekt është duke iu dërguar shkencëtarëve për analiza./Express/