Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija”. Fillimisht mësohet se ka marrë flakë mjeti tip “Mercedes Benz”, i cili ka qënë i parkuar. Më pas flakët kanë djegur dhe mjetin tip “Audi”, i parkuar pranë tij. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e rënjes së zjarrit.
![](https://www.standard.al/wp-content/uploads/2016/09/dsfgdngd.jpg)
14
Sep
Sep
![](https://www.standard.al/wp-content/themes/magezix/assets/img/post-shape.png)
Digjen dy makina te “Komuna e Parisit” (VIDEO)
-
- September 14, 2016
- 0
- 17 min read