Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalimin e fitores në Dibër, për t’u cuar një tjetër mesazh maturantëve që i protestojnë para zyrës së tij prej ditësh. “Tani ata kanë mundësi të zgjedhin që në gjimnaz degën ku duan të shkojnë”. Por në këtë sentencë kryetari i qeverisë nuk është i sinqertë me maturantët që kanë mbetur jashtë universiteteve. Edhe më parë ata i kanë zgjedhur degët e universiteteve që në vitin e parë. Por këtë vit, qeveria ua ndryshoi rregullat në mes të lojës. Ajo ua hodhi poshtë zgjedhjet, sepse pikërisht për shkak të këtyre zgjedhjeve maturantët u penalizuan. Kjo që tha kryeministri në Dibër më së paku është gënjeshtër. Ose në të kundërt ai nuk e kupton fare se çfarë ka ndodhur me reformën në arsim.