Gabimi më i madh që bëni gjithmonë me flokët

0
200

Me kalimin e viteve, edhe rutina e krehjes së flokëve ka ndryshuar dhe nuk është më aq e shpeshtë

Mjafton vetëm një herë në ditë, sapo del nga dushi. Kjo mund të jetë edhe rutinë e ditës për shumë prej jush. Del nga dushi, i mbledh flokët me peshqir për disa minuta, pastaj i kreh me furçë ndërsa janë ende të lagësht.

E ke pyetur ndonjëherë veten pse parukierja jote nuk përdor asnjëherë një furçë me fije të holla për të krehur flokët e njomë? Sepse nuk duhet të përdorësh asnjëherë furçë në flokët e lagur. Arsyeja është shumë e thjeshtë: floku i lagur është mjaft i brishtë dhe i prirur për t’u këputur. Për të shmangur këtë, duhet të përdorësh një krehër me dhëmbëza të gjera. Për çdo lloj floku që të kesh.

Kështu, nëse je duke bërë një gabim të tillë në flokët e lagur, atëherë mos e përdor më.