Një peshkatar 48-vjeçar ka gjetur vdekjen në Lezhë. Sipas policisë shtetasi P.D, duke peshkuar me peshkarexhë në thellësi të detit, është dëmtuar nga goditja e një kavoje.
Efektivët e Policisë Kufitare kanë mundur ta nxjerrin nga uji, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.