Majlinda Bregu: Pas fjalimit në Dibër, Sadri Abazin e propozoj negociator me BE-në (Video)

0
256

S’është e lehtë të harrohet një fjalim si i Sadri Abazit në Dibër. Aftësia për të thirrur e deputetit dhe filmimet e shumta për blerjen e votës do të mbahen mend si risitë e fushatës së këtyre zgjedhjeve. Këtë e pranoi edhe deputetja demokrate, Majlinda Bregu gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Integrimit. Ajo e quajti “karizmatik” fjalimin e Sadri Abazit dhe nuk ngurroi ta propozonte në grupin negociator për të çelur negociatat me BE-në. Bregu tha se thirrjen e tij Sadri Abazi mund t’ia drejtojë Bashkimit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë. Nga ana e tij Sadri Abazi ka vlerësuar ofertën, por nuk është nxituar, duke u treguar modest përballë komplimentave të Majlinda Bregut.

 

BISEDA NË KOMISIONIN E INTEGRIMIT

Majlinda Bregu: Duke pasur parasysh fjalimin karizmatik të Sadriut në Dibër, unë do të isha e mendimit që të njëjtën thirrje t’ia bënte dhe BE-së për çeljen e negociatave…(qesh)

Sadri Abazi: Qytetarët e Dibrës e dhanë përgjigjen.

Majlinda Bregu: Po mirë mo mirë, do të vish të drejtosh Komisionin e Integrimit? Bëju një thirrje si ajo Bashkimit Europian, mbase reagojnë në të njëjtën mënyrë…

Sadri Abazi: Qytetarët e dhanë përgjigjen, të mos merremi më me atë çështje.

Majlinda Bregu: Mirë pra, pas suksesit të Sadriut në Dibër, t’i kthemi mbledhjes së Komisionit…

Sadri Abazi: Suksesi ishte i Partisë Socialiste, i Edi Ramës.

Video:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency