Prindërit dhe nxënësit e fshatit Kallm i Vogël në protestë për rrugën e prishur

0
269

Banorët e fshatit Kallm i Vogël sot kanë hyrë në ditën e dytë të protestës. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare e kanë kanë bojkotuar përsëri mësimin dhe shkaku është rruga e prishur.

Prindërit, por edhe fëmijët ankohen se në rrugën që të çon për në shkollë, makinat nuk kalojnë.

Rruga është me gropa, ndërsa prindërit ankohën se fëmijëve i lagen këmbët dhe si pasojë detyrohen që disa orë të bëjnë mësim më këmbë të lagura.

Banorët paralajmërojnë se protesta e tyre nuk ka afat, ajo do të vazhdojë derisa shqetësimi i tyre të gjejë zgjidhje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency