Prindi shpërthen kundër zyrtarit të MAS në studio: Vajza ime është me nota 10 në shkenca ekzakte, ju nuk e quani ekselente

0
284
Një baba i indinjuar për mundësinë e humbur të vajzës së tij për të shkuar në Universitet, ka ndërhyrë në studion e “Opinion” duke treguar dëftesën e gjimnazit të vajzës së tij ekselente.
Sipas babait, vajza e tij me mesatare të lartë e nota 10 në shkencat ekzakte, ka mbetur pa shkollë ndërkohë që moshatarët e saj me nota 6, kanë fituar të drejtën.
“Si nuk i vjen keq këtij sekretarit të përgjithshsëm që thotë se vajza ime nuk është ekselente. Pse e bën atë takim kryeministri me studentët, pse bën diversion ai?  Si nuk ka ankime nga maturantët kur të gjithë do aplikojnë në raundin e dytë?”, tha prindi.