“Mbi bazën e parave të hedhura, ata e dinin se sa vota kishin marrë. Brenda kutive ishin miliona euro të hedhura për të prishur zgjedhjet”
Partia Demokratike deklaroi ditën e djeshme se në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës, ka funksionuar një rrjet i strukturuar kriminal, të cilët kanë përllogaritur dhe përcaktuar blerjen e votës. Në një deklarëtë për mediat, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi iu referua edhe rasteve të publikuara në media, të cilat i cilësoi si një dëshmi e qartë e blerjes së votës. “ Pas çdo ore që kalon, del në dritë përherë e më qartë mekanizmi kriminal i blerjes së votës në Dibër.Rastet e publikuara në media, si, janë dëshmi jo thjesht dhe vetëm të blerjes së votës.Ato dëshmojnë se në Dibër funksionoi një skemë e mirëorganizuar me fond dhe pagatorë të vënë në dispozicion për blerjen e votës.Funksionarë të lartë të Bashkisë, kryekëshilltarja e Keshillit bashkiak, dhe vëllezërit e Muharrem Ramës janë kapur me zë e me figurë duke kryer krimin elektoral.Këto janë rastet sporadike të një rrjeti të mirëorganizuar që kishte lëshuar tentakulat në cdo qendër votimi, pa përjashtim.Duke nisur nga drejtuesit politikë të fushatës në bashkëpunim me figurat e njohura të krimit të organizuar drejtorë të administratës qendrore dhe lokale, shefa policie, administratorë, kryepleqtë, dhe zyrtarë publikë, ky grup i strukturuar kriminal ka ndarë milionat që duheshin, njerëzit që do të kryenin operacionin, duke llogaritur e paracaktuar blerjen e votave sipas çdo qendre votimi.Mbi bazën e parave të hedhura, ata e dinin se sa vota kishin marrë,” – tha Bylykbashi. Deputeti demokrat dekaroi se mekanizmi për vjedhjen e votës, është arsyeja që socialistët nuk prezantuan një platform konkrete dhe refuzuan debatin mes dy kandidatëve. “ Kjo eshtë kjo arsyeja se pse ata nuk bënë fushatë, pse kandidati i tyre refuzoi cdo perballje me kandidatin tone dhe nuk ju dëgjua zëri gjatë fushatës. Eshtë kjo arsyeja pse nuk kishin një platforme, dhe refuzuan vazhdimisht debatin. E bënë këtë, sepse kishin blerë dhe kapur votën. Ju kujtohet kur deklaruan të dielën në darkë, se e dinin çfarë kishin kutitë brenda.E dinin, sepse brenda kutive ishin miliona euro të hedhura për të prishur zgjedhjet, për të ndalur garën, për të zhdukur konkurencën,” – theksoi ai.
Qëndrimi
Nga selia blu, Oerd Bylykbashi bëri me dije se PD po përgatit një raport të plotë për rastet e evidentuara të blerjes së votës në Dibër dhe i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë këtë raste. “Ndërkohë që Partia Demokratike po përgatit raportin e plotë e të detajuar të rasteve te evidentuara që janë vetëm indiciet e kësaj masakre me votën në Dibër, ne i bëjmë thirrje prokurorisë të lëvizë, të hetojë e të marrë në përgjegjësi penale, për rastet e njohura deri tani, të bëra publike në media dhe nga qytetarët,” – u shpreh Bylykbashi. Ndërkohë për demokratët, lufta totale me kartelin e drogës, krimit dhe korrupsionit sapo ka filluar. “Dibra është prova se zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kartelin e tij të drogës nuk ka.Eshtë koha për një reflektim të thellë kombëtar dhe veprim të përbashkët në të gjitha drejtimet për lirinë e votës pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër.Lufta totale me Kartelin e Drogës, krimit dhe korrupsionit sapo ka filluar,” – tha deputeti demokrat, në deklaratën për mediat.
Ndryshimet Kushtetuese
Xhafaj i përgjigjet Llallës: Kushtetuta nuk pengon vazhdimësinë e Prokurorisë
Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, me anë të një letre, iu përgjigj kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas shqetësimeve të tij, për një ngërç të krijuar në Prokurori , pas ndryshimeve kushtetuese. Në letrën e tij, Xhafaj sqaron Llallën se kushtetuta nuk pengon vazhdimësinë e punës së prokurorëve, për të hetuar dosjet e zyrtarëve të lartë, pasi kjo e drejtë nuk është shfuqizuar. Kryetari i Komsionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi i bëri thirrje kryeprokurorit ti referohet referohet Kushtetutës dhe neneve të saj, pasi në asnjë rast nuk ka nevojë për dispozita tranzitore për funksionimin e prokrurorisë. “Përderisa kushtetutëbërësi nuk e parashikon periudhën tranzitore, Prokurori i Përgjithshëm në bazë të Kushtetutës vazhdon punën e tij derisa ligjet të shfuqizohen. Nëse për ndonjërin prej këtyre organeve kushtetutëbërësi do të kërkonte të ndërpriste vazhdimin e funksionit atëherë do të parashikonte shprehimisht: Për të gjithë organet kushtetuese në kompetencat e të cilave janë bërë ndryshime të pjesshme ose të plota, Kushtetuta nuk pengon vazhdimësinë. Kuptimi që ka neni 148 i Kushtetutës, i cili përcakton Prokurorinë dhe asnjë organ tjetër që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq hedh shqetësimin e Prokurorit të Përgjitshëm për kryerjen e këtyre funksioneve nga ndonjë organ tjetër’’ – thuhet në letërën që Xhafaj i drejtoi Prokurorit të Përgjithshëm.
Fakte të reja nga blerja e Votave në Dibër
Qytetari: Pse kaq pak nga 20 mijë lekë? Sekseri: Aq më kanë dhënë
Emisioni Stop, në televizionin Klan publikoi mbremjen e djeshme, të tjera fakte rreth blerjes së votëve në Dibër, dy ditë pas fitores së kandatit të majtë, Muharem Rama, me 4167 vota avantazh. Në videon e publikuar, tregohet bashkëbisedimi midis sekserit dhe një qytetari, i cili është paguar 20 mijë lekë për të dhënë votën në favor të kandidatit të majtë.
Sekseri: A i more lekët? Do na e japësh votën?
Qytetari: Po po, po pse aq pak?
Sekseri: Jam i sharë me rob shpie, për kokë të fëmijëve, aq na kanë dhënë. Edhe Xxxx aq i kanë dhënë, edhe atij tjetrit aq i kanë dhënë, të gjithëve aq.
Qytetari: Po pse kshu, pse aq pak, nga 20 mijë lekë?
Sekseri : Ehh pra pyeti! Unë sa më kanë dhënë, jam i sharë,aq u kam dhënë.
Qytetari : Po shumë pak.
Sekseri : Për kokë të fëmijëve, unë po të bëj be për kokë të fëmijëve. I kanë rënë lapsit. Pse a jam në zor unë të marr lekët?
Ta q… nënën, i thanë “ta bëj gungën kur të dua”. Zzzz nuk ia dhanë lekët të shkretit, e turpëruan Xhevin. Unë i mora që të mos turpërohem me shokët, të mos i pres në besë shokët.
Qytetari: Po qenkan legena mo
Sekseri : Thuj Aaaaa… thuaji, edhe nja 40 mijë lekë thuaji Lules, e duhet të iki… Edhe ti jap unë pastaj. Edhe t’i them atij unë. Po m’i dha mirë, po ashtu. Merre Dulen në telefon dhe thuaji kështu kështu.
Qytetari : Po me këta të miat?
Sekseri : Po mirë, hajde në makinë merri aty edhe.
Qytetari : Sa ashtu janë si, sa vota janë, sa parti janë?
Sekseri : Po ti shënoje te 1-shi.
Qytetari : Te njëshi?
Sekseri : A mirë, si shkuat? A mirë?
Qytetari: Ça të bëj tani?
Sekseri : Shko jepja Dules
(Afrohet një person tjetër….)
Qytetari : Në rregull. Po shife, se mos del ndonjë kafe tjetër, se t’i thyej hundët.
Sekseri : Ku të shoh more?
Qytetari : Po ti shif more.
Sekseri : Ku të shoh? Po ti në qoftë se i mban, merr more, q… nënën, ore budall. Vetëm mos bjer në sy, se thonë njerëzit e Gencit, ku shkojnë.
Qytetari : Po ç’ke more ti. Unë po e mora kafen, do bëj sikur shoqërohem me ata, por ti e di që…
Sekseri : Jo, jo, jo se më prish punë mua, se e di që je njeri i imi ai… i kam thënë unë, kështu kështu ka bërë shkollën, i kam thënë për punë. Ggg e di, se ti duhet të bësh gjasme për punë, mos bjer në sy. Ti merr lekë, por mos bjer në sy, se dalin më thonë pastaj: O Genc, po ti a bën fushatë kundër? A dëgjon? Ti merri, por vetëm mos të të shohë Shemsiu, se të gjithë e dijnë për ty.