Tërmetet në Shkup, rojet ja mbathin, të burgosurit frikë në qeli (Foto)

0
239

Tërmetet në Maqedoni, kanë alarmuar vendin e jo vetëm. Këto tërmete zbuluan edhe sigurinë e masat që ndërmarrin institucionet shtetërore, sidomos për të burgjet. Një denoncim i adresuar në portalin, “Tetova Sot”, ka paraqitur një dëshmi të një të burgosuri.

Një i burgosur i shqetësuar ka dërguar disa fotografi në adresë të portalit ku shihen se ata ishin brenda në qeli gjatë tërmetit të mbrëmshëm prej 3.2 ballësh.

Të burgosurit që kanë dërguar letër, ku shprehen sipas portalit se ata ndodheshin në katin e katërt dhe sa herë që ka tërmet rojet ikin jashtë ndërsa ata ngelim brenda.

“Gjendemi në katin e 4 me dyert e mbyllura, sa herë që dridhet, rojet e burgut ikin jashtë e të burgosurit me dyrer të mbyllura. Ju kisha lut për hir të Zotit nëse keni pak zemër, shkruni sa të mundeni se jemi shumë keq, ata jashtë jemi dhe kemi frikë, po ne jemi brenda ku çdo moment jemi të pambrojtur”,- thuhet në letrën shqetësuese të tyre.

burgu2