Dibër/ Mashtron me ‘mirëbesim’ për 10 vjet zyrtarët për një pension

0
211

Tre shtetas janë proceduar penalisht në Selishtë të Dibrës për shkak të një pensioni që merrej prej 10 vitesh, ndërkohë që e njëjta shtetase në emër të së cilës merrej ky pension, e tërhiqte atë edhe në Tiranë.

Policia thotë se një 44 vjeçar me iniciale B.N, lindur në fshatin Lukan të Dibrës dhe banues në Tiranë, ka kallëzuar shtetasin me iniciale S.T, lindur po në këtë fshat dhe banues në Tiranë.

Ky i fundit ka tërhequr përreth 10 vite pensionin e nënës së tij në komunën Selishtë, ndërkohë që 67-vjeçarja me iniciale Z.N, e tërheq pensionin ligjërisht në Tiranë. Policia lokale thotë se gjithçka ka ndodhur në kushtet e mirëbesimit.

“Shtetasi S.T me anë të mashtrimit në mirëbesim ka mashtruar punonjësit me detyrën e arkëtarit në Komunën Selishtë gjatë viteve duke tërhequr pensionin e shtetases Z. N”, sqaron policia.

Ndërkaq, procedimi penal ka nisur edhe ndaj arkëtarit të njësisë administrative Selishtë dhe shpërndarësit të pensioneve, përkatësisht 59 vjeçarin me iniciale D.D, si dhe 30 vjeçarit me iniciale F.C.

Zyrtarët komunalë, “të mashtruar dhe në mirëbesim i kanë dhënë pensionin e shtetases Z.N, shtetasit S. T”. Këta shtetas dyshohet se kanë kryer veprën penale të “ Shpërdorimit të detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency