Ermir Lenjani nuk i ndahet “shqiponjës” dhe në çdo raste e tregon me krenari prejardhjen e tij. Mesfushori e ka bërë shenjën me duar edhe në kalendarin zyrtar me klubin e Ren pak ditë më parë.
Në fotot dhe videon në vijim shihen provat dhe pozat në foton zyrtare me klubin, ndërsa lojtarëve u është kërkuar që të marrin cilin pozicion të duan për të bërë një foto të veçantë.
Dikush ka zgjedhur të tregojë muskujt, dikush të bëjë “dab”-in e famshëm si Pogba. Lenjani ka zgjedhur shqiponjën dhe çuditërisht, nuk ka qenë i vetmi./ panorama