Starton Festivali i 4-ët Ndërkombëtar i Kitarës. Alpha Bank, sponsor gjeneral

0
268

Një nga eventet më të rëndesishme në jetën kulturore të kryeqytetit,Festivali Ndërkombetar i Kitarës, starton pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Ky festival sjell kitaristë të njohur nga vende të ndryshme të botës, si Gjermani, Zvicer, Suedi, Australi, Brazil etj…

Alpha Bank Albania si sponsor gjeneral, fondacioni “Guitar Foundation of Albania” mbështeti edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës së Tiranës.

Ky aktivitet, tashmë pjesë e rëndësishme e axhendës kulturore në Shqipëri, i ofron publikut artdashës përgjatë katër ditëve performanca të shkëlqyera artistike nga muzikantë të mirënjohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga Italia, Austria, Greqia, Maqedonia, Çekia dhe Mali i Zi.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në ceremoninë e hapjes, të mbajtur pranë Sallës së Koncerteve në Akademinë e Arteve, z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania i shprehu përgëzimet z. Admir Doçi, Drejtor Ekzekutiv i “Guitar Foundation of Albania”, si edhe konfirmoi rëndësinë dhe vëmendjen që Alpha Bank i kushton artit, kulturës dhe muzikës në vend, duke u angazhuar në aktivitete të cilat mbartin vlera universale dhe shërbejnë për të bashkuar njerëz, kultura dhe shtete.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti si edhe produkte financimi për individët dhe bizneset. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 244 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, ëeb banking dhe mobile banking, si dhe më shumë se 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).