U dënua për drogë dhe u dëbua për 10 vite, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

0
226

Një shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane për shitje të lëndëve narkotike dhe i dëbuar që të mos kthehet për 10 vite, u arrestua në komunën Marcon.

Në pranga përfundoi Paulin Pjolla, 28-vjeç, i cili kishte hyrë në mënyrë klandestine në vend, edhe pse ishte larguar me forcë në maj të vitit të shkuar si masë alternative për dënimin për drogë.

Vendimi i marrë nga Gjykata e Venecias nuk i lejonte shqiptarit që të kthehej për 10 vite në Itali.

Në një përpjekje të kotë për t’ju shmangur kapjes, shqiptari ka ekspozuar një pasaportë ushtarake shqiptare, por pas këqyrjes së gjurmëve të gishtërinjve u zbulua identiteti i vërtetë i tij.

Pas hetimeve, u zbulua se Pjolla kishte pa kryer edhe 18 muaj dënim për incidente të mëparshme. Ai është arrestuar dhe dërguar në paraburgim.

paulini