“Molla e sherrit” mes dy adoleshentëve në Pogradec. B. A, është vajza që pëlqente Fabio Hila, 18 vjeç nga Pogradeci.
Hila e ngacmonte shpesh në rrjete sociale vajzën dhe madje shoqëria shprehet se, ata të dy kanë qenë të lidhur bashkë.
Por, B.A duket se ngacmimet e djaloshit ia ka përcjellë shokut të saj, Fabian Muçllarit nga Vërdova e Pogradecit dhe ky i fundit është konfliktuar ashpër me Hilën, grindje që degjeneroi deri në vdekjen e 18-vjeçarit, mësoi “Report TV”.
Sot, autori Fabian Muçllari para policisë ka dëshmuar se nuk është penduar për vrasjen që kreu.
Të rinjtë u konfliktuan në një lokal, pikë bastesh në Pogradec dhe Muçllari i cili u largua nga aty, u rikthye me një kallashnikov duke qëlluar në ajër dhe më pas në drejtim të Hilës.
18-vjecari vdiq rrugës për në spital nga një plumb në zemër.