Ja emrat e 1.022 personave që përfitojnë pronësinë e truallit mbi të cilin kanë ndërtuar objektet
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e ditës së mërkurë kalimin e pronësisë për një numër qytetarësh, të cilët kanë ndërtuar objekte pa leje ndërtimi, duke zënë edhe truallin me pronar tjetër. VKM përfshin 9 qarqe dhe nga ajo kthehen në pronarë të ligjshëm të truallit të zënë 1.022 qytetarë. Numri i parcelave ndërtimore dhe sipërfaqja e përgjithshme e truallit për secilin qark janë, si më poshtë vijon:
Qarku Tiranë, 163 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 35.658 m²; Qarku Vlorë, 55 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 17.025 m²; Qarku Fier, 417 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 134.580 m²; Qarku Berat, 12 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3.599 m²; Qarku Shkodër, 102 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 39.841 m²; Qarku Kukës, 45 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14.013 m²; Qarku Gjirokastër, 39 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 10.122 m²; Qarku Elbasan, 102 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 27.219 m²; Qarku Korçë, 13 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3.749 m² dhe Qarku Lezhë, 74 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 18.348 m². Sipas vendimit, urdhërohet që, deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim. Ky vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Sa më poshtë, vijon lista me emrat e përfituesve