Gazetari Artan Hoxha sapo ka dalë nga prokuroria pas me shume se tre orë marrjeje ne pyetje. Prokurori Kulluri ka këmbëngulur te marrë vesh se kush e ka informuar per nxjerrjen e sekretit hetimor duke dyshuar se kjo është bërë ne mënyrë që të të paralajmërohen trafikantët shqiptare që kishte “tradhëtuar” italiani. Dyshimet janë se Hoxhës ashtu sikurse gazetarëve të tjerë të kronikës së zezë i ka çuar sms vetë ministri Tahiri. Pikërisht për këtë prokuroria e krimeve të rënda ka sekuestruar “mjetet e punës” siç tha vetë gazetari.
Kuptohet se prokuroria ka sekuestruar dy celularët e Artan Hoxhës nga ku mendohet se atij i ka ardhur informacioni i quajtur si sekret. (Lapsi.al)