Më 6 nëntor LSI zgjedh kreun e ri, Rrokaj përballë Ilir Metës

0
204

Është mbledhur pasditen e kësaj të premte kryesia e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ku pas takimit, ku Luan Rama në një komunikim për mediat ka thënë se temë kryesore e këtij takimi ishin zgjedhjet që do mbahen në parti më 6 nëntor ndërkohë që ka theksuar se Ilir Meta ka shpallur kandidaturën vendim të cilin e ka marrë edhe Shezai Rrokaj.

Sipas Luan Ramës, afati për të shpallur kandidaturën për kreun e ri të LSI-së është deri më 30 shtator ndërkohë që shtoi se zgjedhjet për kreun e ri të LSI janë një moment i rëndësishëm për ridimensionimin e partisë dhe ka ftuar të gjithë anëtarësinë e LSI që të marrin pjesë në fushatën zgjedhore.

Sipas Ramës votimi edhe në këtë proces do të bëhet sipas parimit një anëtarë një votë

Shezai Rrokaj shpalli kandidaturën për kryetar të LSI. Po ashtu edhe kreu aktual i partisë Ilir meta. Ky është një moment i rëndësishëm për ridimensionimin e rolit të partisë. Zgjedhjet në gjithë vendin do të mbahen më 6 nëntor. Anëtarët e LSI-së i ftoj që të bëhen pjesë e fushatës zgjedhore. Votimi do të bëhet sipas parimit një anëtar një votë. Kush dëshiron të kandidojë, duhet të regjistrohet” tha Rama.

Ai shtoi se në takimin e kryesisë së LSI-së u diskutua edhe për modalitetet e konventës kombëtare zgjedhore.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë nga Shezai Rrokaj menjëherë pas zyrtarizimit të kandidaturës, ai ka thënë për mediat se me platformën e tij synohet që partia të hapet akoma më shumë ndaj shoqërisë civile dhe të zbuten tonet e konfliktit.

Mendoj se idetë e mia do të dëgjohen nga anëtarët dhe anëtarësia do të vendosë kush do të drejtojë partinë. Në platformën time synoj hapjen e partisë ndaj shoqërisë civile, zbutjen e toneve dhe konfliktit. Po ashtu partia të zbutet ndaj fanatizmit dhe militantizmi politik’ tha Rrokaj.