Ndërtohet skena 3D/ Si devijoi rrugën avioni i nisur nga Bari dhe ulja në pistën e Ishmit

0
233

News 24 dhe BalkanWeb ndërtojnë skenën në 3D të avionit tip ‘Piper” që drejtohej nga 69-vjeçari Guido Andrea Guidi, që nga nisja e tij në Bari në drejtim të Italisë së Veriut për të devijuar më pas drejt Shqipërisë, ku u ul në grykëderdhjen e Ishmit.

Ndërsa ka bërë një rrotullim në Ishëm ai është ulur në një pistë të improvizua. Por hetimet e mëtejshme, ndryshe nga deklarata fillestare se kishte ardhur për turizëm, nxorën që udhëtimi i tij ishte për të testuar pistën në grykëderdhjen e Ishmit me qëllim që të kryente më tej transport kanabisi. Piloti me të kaluar të errët, tregoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda emrat e porositësve të drogës në Milano dhe të atyre që do jepnin drogën, gjë që e la të lirë. Ndërkohë që dje u zbulua që ky i fundit kishte ardhur edhe dy herë të tjera në vendin tonë, në 2013-ën dhe në 2014-ën, një herë kishte hyrë nga Rinasi dhe herën tjetër nga Muriqani. Kujtojmë se Guido Guidi nuk është i panjohur për drejtësinë italiane. Ai është arrestuar në vitin 2006 për një aksident ajror të vitit 2003, ku humbën jetën dy pilotë. Kështu, sipas hetimeve të asaj kohe, një avion “Eurojet” u rrëzua vetëm pas 200 metra ngritje nga pista duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve, njëri prej të cilëve ishte ende i ri dhe nuk kishte eksperiencë. Prindërit e këtij të fundit vendosën ta ndiqnin çështjen dhe zbuluan se avioni nuk ishte rrëzuar për shkak të djalit të tyre, por për shkak të një defekti. Në atë kohë, Guido Guidi dhe Edorado Rubini, dy drejtuesit e firmës, kishin falsifikuar dokumentet e kolaudimit të avionit, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe vdekjen e dy pilotëve. Avioni nuk duhej të ngrihej atë ditë dhe kishte nevojë për kontroll teknik, pasi kishte probleme. Mirëpo, Guidi së bashku me Rubinon, kishin paguar 25 mijë euro ryshfet që të bëhej një raport fals për gjendjen teknike të avionit.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency