Rama fyen Voltana Ademin: Është si hu, as të vetët nuk e duan

0
241

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër ditën e sotme ku ka zhvilluar edhe një takim me dyer të mbyllura me Asamblenë e PS-së së këtij qyteti.

Gjatë këtij takimi mësohet se Rama ka deklaruar para socialistëve se me këtë bashki që drejtohet nga kryetarja Voltana Ademi, e kanë të lehtë që të organizohen dhe të marrin fitoren në zgjedhjet e 2017.

“Voltana është si hu”, mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhjen me PS në Shkodër, në kuptimin që “kryebashkiakja nuk ka bërë asgjë në 1 vit për qytetarët”, bën të ditur Balkanweb.

“Këtë herë duhet që të fitoni zgjedhjet, sepse e keni më të lehtë se kurrë me këtë kryetare të Bashkisë të cilën nuk e duan as të vetët në PD. Është e paaftë dhe nuk është e zonja për të qeverisur, dhe kjo shihet qartë. Keni hapësirë dhe terren mjaftueshëm për të fituar”, tha Rama.