Jackson Grubb, nga Virgjinia Perëndimore, SHBA u gjet i vdekur pasi nuk kishte mundur më t’i duronte ngacmimet, sipas familjes.
Trupi i tij u gjet nga motra e tij më e re e cila shkoi në dhomë për t’i dërguar ushqim, përcjell lajmi.net
Gjyshja e tij dhe kujdestarja ligjore, i kanë thënë gazetarëve se familja kishte vërejtur se diçka nuk ishte në rregull, por nuk e kishin njohur shkallën e problemit.
“Unë kam biseduar me të dhe jam munduar të kuptoj se çfarë po ndodh, ai nuk më ka treguar asgjë dhe ja çfarë ka ndodhur”, shprehet kujdestarja ligjore e tij.
Gjyshi i djaloshit të vdekur thotë se nipit të tij vdekjen i’a shkaktuan ngacmimet në shkollë dhe kjo është gjëja më e dhimbshme që i ka ndodhur në jetë.
Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në Amerikë, çdo ditë rreth 160,000 fëmijë nuk shkojnë në shkollë për shkak të frikës së keqtrajtimit.