Si të reduktoni fryrjen e stomakut

0
305

Shpesh ndihemi në siklet për shkak të gazrave dhe fryrjes së stomakut, por nuk kemi çfarë të bëjmë për të eliminuar një gjendje të tillë. 

Ja çfarë duhet të bëni:Mos ha vakte të rënda – Kur ha shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.

Ha ngadalë dhe duke u përtypur – Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mbledh gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e çon ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse ha ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gaz – Produktet ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse ke të tilla probleme, shmang ushqimet si djathin, qumështin, dardhat, brokolin, fasulet, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz.

Ec për disa minuta – Ecja apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun.